4-në-1 test (COVID, INFLUENZA A,B dhe RSV)
Vetë-test shtëpie për të zbuluar COVID 19, Influenza A, Influenza B dhe RSV dhe për ti diferencuar ato.Gjatë muajve të dimrit, viruset përgjegjëse për COVID-19, RSV dhe gripin (Influenza A dhe B) qarkullojnë në të njëjtën kohë, duke shkaktuar rritje të rasteve të infeksioneve. Këto sëmundje janë ngjitëse dhe përhapen shpejt përmes pikave të pështymës që dalin nga goja apo hunda kur merrni frymë, kolliteni, teshtini apo flisni.COVID-19, RSV dhe gripi mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, nga ato të lehta deri te ato më të rënda, kështu që është e rëndësishme të jeni në gjendje t’i diagnostikoni dhe t’i dalloni nga njëra-tjetra.COVID-19 shkaktohet nga virusi SARS-CoV-2, i cili është pjesë e familjes së korona-virusëve që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. RSV (Virusi Sincicial Respirator) prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes, duke qenë një rrezik i madh veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Influenza A dhe B janë shkaktarët kryesorë të gripit, që prek hundën, fytin dhe, në raste të rënda, mushkëritë.Meqenëse 4 viruset kane simptoma të ngjajshme, testi 4n1 Combo ju ndihmon të zbuloni shpejt dhe saktësisht se me cilin nga viruset jeni të prekur dhe ju lejon të merrni tretman adekuat.Testohuni nëse keni këto simptoma:TemperaturëKollitjeVështirësi në frymëmarrjeLodhjeFyt i skuqur (pezmatuar)Sekrecion nga hunda apo hundë e bllokuarDhimbje muskujshKokëdhimbjePërzierje (nausea) ose vjelljeTë gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
