Çaj mente organik 99 LULE - 2 pako
Çaj Mente Organik - 2 Pako / Mentha piperita / Përmbajtja: Gjethe të thara të Mentes Vetitë shëruese: Çaji i Mentes ndihmon për trajtimin e inflamacionit, dhimbjet e kokës, sinusin e pezmatuar (largon simptomat e sinusit), redukton ethet, qetëson kollitjen, ndihmon kundës ftohjes, gripit. Çaji i Mentes trajton çrregullimet e stomakut, ndihmon për të përmirësuar tretjen (relaksion çrregullimet gastrointestinale dhe ka efekte kundër Helicobakter Pylori), zvogëlon dhimbjen dhe inflamacionin. Çaji i Mentes relakson trupin dhe mendjen, promovon gjumin, kuron frymën e keqe, ndihmon në humbjen e peshës dhe forcon sistemin imunitar. Çaji i mentes ndihmon edhe kundër reumatizmit dhe ftohjeve. Doza dhe përdorimi: 1-3 gr e çajit hudhen në 150 ml ujë të vluar, ena mbulohet per 10 minuta. pastaj kullohet dhe konsumohet. Gjatë ditës konsumohen 1-3 gota çaj. Përdoret 15 ditë, pastaj pauzohet 5 ditë për të filluar përsëri me konsum të çajit. Bima nuk rekomandohet për personat alergjikë. Nuk duhet të përdoret për qëllime ushqimore dhe mjekësore nga gratë shtatzëna dhe gjidhënëse pa rekomandim të mjekut. Mos e përdorni çajin pa lejen e mjekut tuaj nëse jeni duke përdorur ndonjë terapi të rregullt të barnave. Sasia: 60 gr Origjina: Malësi e Gollakut
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
Historiku i çmimit
Më shumë produkte në këtë kategori

Çaj Nutra Tea Throat, 20 qeska
Çaj Ronnefeldt Lemon Fresh Leafcup, 48gr
Çaj Ronnefeldt Lemon Sky Teavelope, 50gr



































































































