Çaj Shtogu Organik 99 LULE, 30 gr - 1
Çaj Shtogu Organik 99 LULE, 30 gr - 2

Çaj Shtogu Organik 99 LULE, 30 gr

Çaj Shtogu Organik / Sambucus nigra / Përmbajtja: Lule të thara të Shtogut Vetitë shëruese: Çaji i Shtogut ndihmon për shërimin e ftohjeve, kollës, gripit, sëmundjes fillestare të mushkërive, teshtitjes së madhe, për stabilizimin e temperaturën e trupit, lisë, skarlatinës, frymëmarrjes së vështirësuar, astmës, largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi, për pastrimin dhe ripërtëritjen e gjakut, tuberkulozes fillestare dhe për të gjitha sëmundjet reumatike. Çaji mundëson djersitjen në rast të ftohjes apo gripit duke larguar nga trupi të gjitha materiet e dëmshme duke lehtësuar përballimin e sëmundjes. Doza dhe përdorimi: 1-3 gr e çajit hudhen në 150 ml ujë të vluar, ena mbulohet për 10 minuta pastaj kullohet dhe konsumohet. Gjatë ditës konsumohen 1-3 gota çaj. Përdoret 15 ditë, pastaj pauzohet 10 ditë për të filluar përsëri me konsum të çajit. Bima nuk rekomandohet për personat alergjikë. Nuk duhet të përdoret për qëllime ushqimore dhe mjekësore nga gratë shtatzëna dhe gjidhënëse pa rekomandim të mjekut. Mos e përdorni çajin pa lejen e mjekut tuaj nëse jeni duke përdorur ndonjë terapi të rregullt të barnave. Sasia: 30 gr Origjina: Malësia e Gollakut

Para 13 dite

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit