BENTON Honest Lip Balm
BENTON Honest Lip Balm është balm ushqyes për buzët hidraton buzët e thara me 7 lloje vajrash bimorë natyral nga: fara e lulediellit, argani, farë kamelie, farë çaji jeshil, ulliri, makadamia dhe fara jojoba. Falë formulimit të përbërësve të përmendur më lart, balmi bëhet një me buzët, duke formuar një shtresë të hollë mbi buzë, në mënyrë që t’i mbajë të hidratuara. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale. *10ml Përdorimi Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Përbërësit Përbërësit “magjik” 7 lloje vajrash bimorë natyral nga: fara luledielli, argan, farë kamelie, farë çaji jeshil, ulliri, makadamia dhe fara jojoba Lista e plotë e përbërësve Polyglyceryl-2 Triisostearate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-2 Isostearate/Dimer Dilinoleate Copolymer, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sorbitan Olivate, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Trihydroxystearin, Monascus Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Dehydroacetic Acid Marka BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre. Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
