Bioderma Photoderm Nude Touch SPF 50+ Golden
Krem i lehtë me ngjyrë, i krijuar për lëkurë miks deri në yndyrore. Formula Fluidactiv™ rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon bllokimin e poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje mat dhe të unifikuar. Filtrat UVA/UVB garantojnë mbrojtje shumë të lartë, ndërsa teknologjia Cellular Bioprotection™ mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimi oksidativ. Ngjyra Golden përshtatet për tonet mesatare deri në të ngrohta të lëkurës, duke ofruar mbulim të lehtë, efekt natyral dhe pa ndjesi maske. Tekstura është ultra e hollë, shndërrohet në pudër pas aplikimit dhe reziston ndaj djersës e lagështisë. ✅ SPF 50 mbrojtje shumë e lartë ✅ Efekt mat 8 orë, pa shkëlqim ✅ Ideal për lëkurë miks/yndyrore ✅ Ngjyrë Golden për ton të baraspeshuar ✅ Pa vajra, jo komedogjenik Çka e dallon nga SPF-të tjera të Biodermës? Ndryshe nga kremrat klasikë si Photoderm AR (i dedikuar për skuqje) ose Photoderm Lait (i përshtatshëm për gjithë familjen), Nude Touch është unik sepse kombinon mbrojtje shumë të lartë efekt mat kontroll të yndyrës. Është i vetmi SPF me efekt pudre pas aplikimit, i dizajnuar posaçërisht për lëkurë që ka tendencë të shkëlqejë.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
