Cos De BAHA RS Retinol 2.5 Serum
Në mbi 40 vite kërkime dhe studime është arritur në konkluzionin që retinoli ka përfitime mahnitëse në luftimin e shenjave të moshës! Por, jo vetëm… Cos De BAHA RS Retinol 2.5 Serum përmban 2.5% retinol të pastër, i cili ka veti të fuqishme në njëtrajtësimit të tonit të lëkurës, reduktimit të vijave të holla dhe rrudhave, hiperpigmentimit etj. Retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Nga ana tjetër ky serum është i formuluar me vitaminë E, e cila njihet për vetitë e saj antioksiduese tepër të fuqishme! Kjo e fundit mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm, radikalet e lira dhe dëmtimet që mund të ketë nga rrezatimi diellor i dëmshëm. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me acid hialuronik mundëson hidratim të thellë, duke mos e ndjerë lëkurën aspak të thatë pas përdorimit të retinolit, që e zotëron si efekt anësor. Ndërsa përmbajtja me niacinamide ndihmon në tkurrjen e poreve, zbehjen e njollave post-akne dhe trajtimin të atyre aktive. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.*30ml/60ml Përdorimi Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. *Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit. *Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu. Përbërësit Përbërësit "magjik" 2.5% retinol, acid hialuronik, niacinamide, eksrakt i gjethes aloe vera Lista e plotë e përbërësve Aloe Barbadensis Leaf Extract, Retinol, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Tocopheryl Acetate, Rosa Damascena Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Disodium EDTA Marka Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
