DIOR Rouge Dior Balm - 1

DIOR Rouge Dior Balm

Rouge Dior Balm është një balsam buzësh i rimbushshëm, i përbërë nga 95% përbërës me origjinë natyrore*, që hidraton, mbron buzët nga tharja dhe nxjerr në pah ngjyrën e tyre natyrale. Rouge Dior Balm kujdeset për buzët dhe i zbukuron ato duke ofruar: 48 orë hidratim të thellë* 24 orë efekt lëmues* 24 orë rehati* 8 orë efekt mbushës (plumping)* I pasuruar me përkujdesje florale për buzët, formula e tij përmban ekstrakte bozhure të kuqe dhe shege, ndërsa vaji i bajames së ëmbël dhe gjalpi i sheas shtojnë veprimin ushqyes. 3 nuancat universale të Rouge Dior Balm janë krijuar për t’u përshtatur me tonet e ndryshme të buzëve. Të përdorura vetëm ose si bazë para rujeve, këto nuanca mbulojnë buzët me një shtresë të lehtë sateni, për t’i ndriçuar apo për të barazuar ngjyrën e tyre natyrale. Ditë pas dite, buzët duken më të bukura, më të buta dhe më të lëmuara. Ashtu si ruji Rouge Dior, edhe kutia e balsamit buzëve është e rimbushshme dhe përmban një rrip elegant me inicialet “CD” dhe motivin ikonik argjendi cannage. Vlerësimet Nuk ka asnjë vlerësim. Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

Para 1 muaj

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit