Maus Logitech M171 Wireless, 2.4 GHz, me mousepad Studio Series, i zi
Mouse Logitech M171 black është një maus pa tel praktik dhe i besueshëm, ideal për përdorim të përditshëm në shtëpi apo në zyrë, që ofron lidhje të qëndrueshme 2.4 GHz dhe funksionim plug-and-play pa nevojë për instalim shtesë. Jetëgjatësia e baterisë deri në 12 muaj e bën të përshtatshëm për ata që duan të punojnë pa u shqetësuar shpesh për ndërrimin e baterisë, ndërsa forma simetrike përshtatet lehtësisht si për dorën e majtë, ashtu edhe për të djathtën. Pakoja përfshin edhe Studio Series mouse pad në ngjyrë GRAPHITE, me sipërfaqe të butë tekstili për lëvizje të lehtë dhe të qetë të mausit. Pëlhura e veshur është e lehtë për t’u pastruar nga derdhjet aksidentale, ndërsa baza gome kundër rrëshqitjes siguron që tapeti të qëndrojë i palëvizshëm gjatë punës. Materialet e përzgjedhura me kujdes, përfshirë poliester të ricikluar, e bëjnë këtë kombinim një zgjedhje praktike, komode dhe më të ndërgjegjshme ndaj mjedisit për çdo tavolinë pune.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.




