Fshesë me korrent vertikale Sencor SVC 7811WH, 2 në 1, pa kabllo, e bardhë
- Koha e funksionimit deri në 35 minuta- Koha e karikimit është 4,5 orë- Gryka me ndriçim LED- 2 Vite Garancion Fshesë me korrent, pa kabllo, 2-në-1, me një njësi dore të lëvizshme. Ka liri absolute te lëvizjes dhe është pa kabllo elektrike. Është lehtë, e qetë dhe e lehtë për t'u kontrolluar. Ofron një zgjidhje të shpejtë për pastrimin e përditshëm të të gjitha llojeve të sipërfaqeve dhe ka njësi të lëvizshme dore për heqjen e rehatshme të papastërtive dhe pluhurit nga mobiljet, tavolinat ose pastrimin e makinës. Fshesa posedon bateri shumë te fuqishme 14,8 V Li-Ion me një kohë të shkurtër karikimi dhe kohë të gjatë përdoruese, koha e karikimit është 4,5 orë dhe e koha e funksionimit deri në 35 minuta. Ka furça rrotulluese me një motor të pavarur që siguron rezultate të jashtëzakonshme në çdo lloj dyshemeje dhe përmirëson pastrimin e papastërtive nga tapetet.Gryka me ndriçim LED ekspozon lehtësisht edhe pluhurin më të imët dhe thjeshton pastrimin e vendeve më të errëta. Baza e karikimit për ruajtjen praktike të fshesës me korrent është e pajisur me një mbajtës aksesor të integruar dhe ka kontroll te shkëlqyeshëm dhe manovrim të lehtë rreth mobiljeve falë një grykë të rrotullueshme me rreze 180° dhe peshës së ulët të fshesës me korrent. Po ashtu ka dorezë ergonomike dhe ka tregues LED te fuqisë së baterisë. Funksionimi me 2 shpejtësi: fuqi e lartë, kohë e zgjatur e fshesë me korrent.Specifikat:Aksesorët e furnizuar: furçë për pastrimin e pluhuritTeknologji pa qeseVëllimi i qeses së pluhurit: 0.5lSistem i thjeshtë çmontimi për zbrazjen e lehtë të kontejnerit të pluhurit dhe pastrimin e filtraveLloji i baterisë: Li-Ion 2200 mAhTensioni i furnizimit: 14,8 VNiveli i zhurmës: 76 dBDimesionet (mm): 286 x 1 135 x 236Pesha: 2,8 kg
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.



