Gardena Pop-up sprinkler T 380 (8205-29) - 1
Gardena Pop-up sprinkler T 380 (8205-29) - 2

Gardena Pop-up sprinkler T 380 (8205-29)

Spërkatësi GARDENA Turbo-Driven Pop-Up T 380 është ideal për ujitjen e kopshteve me madhësi mesatare deri në 380 m2. Mund të kombinohet më spërkatësit T 100 dhe 200 dhe spërkatësin lëkundës R 140. Distanca e rregullueshme e spërkatjes nga 6 deri në 11 m lejon spërkatjen e sipërfaqeve të përzgjedhura. Sektori i ujitjes mund të rregullohet pa vegla në kokën e spërkatësit nga 25 deri në 360°. Kjo ju lejon të ujitni sipërfaqe të vogla dhe rrethore. Falë funksionit të memories, spërkatësi kthehet automatikisht në sektorin e vendosur të ujitjes edhe pasi ktheni kokën. Kjo siguron gjithnjë ujitjen e zonës së duhur. Fleksibiliteti i lagështisë rritet nga katër hundëzat ke kapacitete të ndryshme që mund të zgjedhen varësisht prej sektorit të ujitjes. Kjo është shumë e rëndësishme për të siguruar ujitjen gjatë përdorimit të spërkatësve të kombinuar me sektorë të ndryshëm. Përveç kësaj, filteri i brendshëm lejon punë të pandërprerë, kurse turbina spërkatëse e besueshme dhe rezistente ndaj rërës siguron jetë të gjatë të shërbimit. Falë instalimit të valvulës së kullimit, sistemi është rezistent ndaj ngricës. Bashkohet me fije femër 3/4”.

Para 3 dite

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit

Më shumë produkte në këtë kategori