Gjalpë lajthie me çokollatë Pelini's, 200g
Gjalpë lajthie me çokollatë Pelini’s është version premium për nga shija i gjalpit tonë 100% lajthi. I prodhuar në vendin tonë me lajthi të cilësisë së lartë dhe me çokollatë Belge 55% kakao. Burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve. Prodhuar për ata që duan të ushqejnë fëmijët e tyre shëndetshëm dhe për ata që duan të kujdesen për pamjen e tyre. Provoje në bukë të thekur, pjata të mëngjesit dhe smoothie. Vërejtje: Ndarja eventuale e vajit është e natyrshme meqenëse ne nuk përdorim aditivë. Kjo nuk ndikon në cilësi, thjesht përzieje përsëri për të rivendosur qëndrueshmërinë e gjalpit.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
