Lojë tavoline Monopoly Edicioni i Kosovës, 8+
Lojë tavoline Monopoly Kosova, për fëmijë dhe të rritur, +8. Mirë se erdhët në MONOPOLY - Edicioni i Kosovës! Ku lojtarët mund të kënaqen me pamjet më piktoreske që Kosova i ofron, nga Mitrovica te Newborn-i në Prishtinë: të gjitha mund ti keni! Filloje aventurën me një udhëtim në Pejë për të vizituar Grykën e Rugovës, duke e vazhduar me një ngjitje në Malet e Sharrit. Eksploro Prizrenin historik ndërsa kur të mungon natyra, vizito Liqenatin për të përjetuar bukuritë që i ofron. Në këtë edicion special, ju mund të investoni në kompanitë më të mëdha dhe në këtë mënyrë të rrisni profitin tuaj! Hapni letrat e Shansit dhe Arkës së Komunitetit për shpërblime dhe dënime të papritshme. Bëhuni gati të hidhni zaret dhe të ndërtoni perandorinë tuaj të Kosovës!
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.



