Mbajtëse portative për bebe MPBGJH, 1 copë, e gjelbër
Mbajtëse portative për bebe, 1 copë,gjelbërt e hapur.Mbajtësja portative lehtëson mbajtjen e fëmijëve në krah në pozitë horizontale, apo pozitë ulur. Mbajtësja në pozitë horizontale mbështet zhvillimin normal të shpinës së bebes. Kurse në poziten ulur, nga pozita M që merr bebja gjatë qëndrimit ulur në mbajtese, i mban më të sigurta këmbët e bebes duke i mbrojtur ato nga lendimet si ndrydhja apo dislokimi i këmbëve.Pozita horizontale është më e përshtatshme për bebet nga 0 deri ne 6 muaj, kurse pozita ulur është për bebet nga 6 deri ne 48 muaj.Shtrënguesja e mbajtëses mund të rregullohet në bazë të nevojave tuaja. Rripat e mbajtëses janë të punuara nga pambuku, dhe janë të gjera për të mos shkaktuar dhimbje në krahët e prindit.Pjesa ku ulet fëmiu është rrjetë, e cila e mundëson qarkullimin e ajrit.Madhësia e saj është sa një telefon mobil, duke e bërë atë të lehtë për t'u mbajtur. Mund të mbajë pesha deri në 15kg.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.





