MEDIHEAL N.M.F Aquaring Gel Eye Fill Patch
MEDIHEAL N.M.F Aquaring Gel Eye Fill Patch janë një parajsë hidratuese për sytë e lodhur, duke ofruar efekte të menjëhershme dhe transformuese me vetëm një aplikim. Këto eye patch-es janë krijuar me teknologjinë inovative TCD Hydrogel, duke e bërë çdo aplikim një moment të vërtetë relaksimi dhe rinovimi. Formulimi i tyre i pasur me përbërës të fuqishëm si vitaminë C, keramide dhe acid haluronik, siguron një trajtim të thellë dhe efektiv për lëkurën e ndjeshme rreth syve, duke zbutur dukshëm linjat e imëta dhe duke reduktuar shenjat e lodhjes. Me veprimin e tyre të menjëhershëm dhe efektet e qëndrueshme, këto maska janë ideale për ata që dëshirojnë të rikthejnë freskinë dhe elasticitetin e lëkurës rreth syve. Ato shkrijnë butësisht në lëkurë, duke lejuar depërtimin e përbërësve aktivë në thellësi, për një hidratuar të plotë dhe një pamje të shëndetshme. Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj. *5 copë Përdorimi *Për rezultate të vazhdueshme, përdorni 2-3 herë në javë për 4 javë. Për një trajtim intensiv, përdoret një herë në ditë. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Përbërësit Përbërësit "magjik" vitaminë C, keramide, acid haluronik, Lista e plotë e përbërësve Water (Aqua), Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Onsen-Sui, Chondrus Crispus(Carrageenan) Extract, Algin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Dipotassium Glycyrrhizate,Butylene Glycol, Adenosine, Disodium EDTA, Dextrin, Ascorbyl Glucoside, Glycine, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrolyzed Collagen, Serine, Glutamic Acid, Glucomannan, Aspartic Acid,Leucine, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, CeramideNP (Ceramide 3), Potassium Hydroxide, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine,Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Linoleic Acid, AcetylHexapeptide-8. Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
Historiku i çmimit
Më shumë produkte në këtë kategori
MEDIHEALDerma Modeling Pack Hyaluronate Moisture
Konvertues medial TP-LINK TL-FC311A-20
Balance Men’s 327 Shoes – Dark moss with covert green

