NARD Foot Shampoo
NARD Foot Shampoo është krijuar posaçërisht për pastrim të thellë dhe efektiv të këmbëve! Shkuma e këtij larësi largon papastërtitë dhe vret 99.9% të baktereve, duke parandaluar kështu aromën e pakëndëshme të këmbëve. Ky larës është i formuluar me ekstrakt Nard Himalayan, i cili arrin të zbusë lëkurën e këmbëve. Formulimi me acidin citrik largon butësisht qelizat e vdekura, ndërsa acidi hialuronik e mban lëkurën të hidratuar edhe pas larjes. Ekstrakti i pemës së çajit dhe mentes, ndihmojnë në relaksimin e këmbëve të lodhura, duke ofruar ndjesi freskie. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: CMIT/MIT, alkool, paraben, silikon, fragrancë artificiale. *280ml Përdorimi Aplikoni një sasi të përshtatshme dhe fërkojini butësisht këmbët tuaja me ujë të vakët. Shpëlajini dhe thajini plotësisht, duke parandaluar kështu rritjen e baktereve. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt Nard Himalayan, acid citrik, acid hialuronik, ekstrakt i pemës së çajit, mente Lista e plotë e përbërësve Water, Sodium Lauryl Sulfate, Sodium Laureth Sulfate, Glycerin, Cocamide DEA, Lauramide DEA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Hydroxyethyl Urea, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(98 ppm), Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Sodium Chloride, Sodium Chloride, Centella Asiatica Extract, Menthol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Disodium EDTA, Phenoxyethanol Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
Historiku i çmimit
Më shumë produkte në këtë kategori
Celular OnePlus Nord CE5 5G 8/256GB bardhë
Celular OnePlus Nord 5 5G, 12GB RAM, 512GB, gri
Celular OnePlus Nord 4 5G, 12GB RAM, 256GB, Oasis Green
Celular OnePlus Nord 5 5G, 12GB RAM, 512GB, blue
Celular OnePlus Nord CE5 5G, 6.77", Dual SIM, 8 GB RAM, 256 GB, Android 15, i zi
Mbrojtëse kamerë GrizzGlass OnePlus Nord 2 5G, xham hibrid, set 2 copë, transparente
OnePlus Nord 4, 8/256GB

