Pompa për ujë të ndotur AWTools INOX Q1DP, 750W, me fllotor, inoksi - 1

Pompa për ujë të ndotur AWTools INOX Q1DP, 750W, me fllotor, inoksi

Pompa për ujë të ndotur AWTools INOX 750W është zgjidhje e qëndrueshme për kullimin, pompimin dhe transferimin e ujërave të zeza apo të ndotura në puse, gropa, bodrume të përmbytura dhe pellgje. Trupi i saj i bërë nga inoksi dhe plastika rezistente ndaj goditjeve siguron jetëgjatësi dhe përdorim të besueshëm edhe në kushte më të vështira. Është e pajisur me fllotor për ndezje dhe fikje automatike, si dhe me mbrojtje termike që ruan motorin nga mbinxehja dhe mbingarkesa. Dalja me adapter universal lejon lidhjen e lehtë të zorrëve me diametra të ndryshëm dhe kablli 10m ofron liri më të madhe lëvizjeje gjatë punës. Kjo pompë është praktike edhe për ndërrimin e ujit nga pishinat apo për pompimin e ujit të shiut për përdorim në oborr apo ndërtim.

Para 24 dite

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit