Përrallat e heronjëve të padukshëm
Libri përmban 10 përralla, të frymëzuara nga jeta e fëmijëve pa kujdes prindëror të vendosur në strehim familjar në Kosovë. Libri preferohet të lexohet për fëmijët e moshës mbi 5 vjeç, në praninë e prindit apo kujdestarit. Libri “Përrallat e heronjëve të padukshëm”, është frymëzuar nga jeta e fëmijëve pa kujdes prindëror – fëmijë që kanë përjetuar shumë ngjarje, por që ende, me një forcë të paimagjinueshme, kanë mbajtur ndezur dritën e ëndrrave. Çdo përrallë është një pasqyrë e zemrës së tyre, një thirrje e butë për të kuptuar botën e brishtë që ata jetojnë. Libri sjell në pah rolin e heronjve të padukshëm që kujdesen për fëmijët pa kujdes prindor, dhe në të njejtën kohë është thirrje për të besuar në mirësinë, miqësinë dhe fuqinë e dashurisë, duke u ofruar fëmijëve një botë ku ata ndihen të dashur dhe të mbështetur. Nëpër faqet e këtij libri zhvillohen histori të mbushura me shpresë dhe besim në triumfin e dashurisë. Ky koleksion i bukur përrallash për fëmijë, synon të sjellë ngrohtësi, shpresë dhe frymëzim në zemrat e tyre të vogla. Qëllimi i kampanjës për "Përrallat e Heronjve të Padukshëm" është të mbledhim fonde përmes shitjes së këtij libri, për të mbështetur shërbimet thelbësore të Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP, në mënyrë që fëmijët pa kujdes prindëror të kenë mundësinë të rriten në një familje me kujdes dhe shumë dashuri. Shërbimet që ne ofrojmë si mbështetje për këto familje janë seancat e nevojshme psikologjike, pedagogjike, dhe shëndetësore. Gjatë zbatimit të programeve tona, kemi pasur privilegjin të takojmë shumë nga këta “Heronj të Padukshëm”. Nëse po e pyesni veten se kush janë ata, provoni ti përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme: A e dini: Kush i vendos emrin një fëmije të braktisur? Kush i jep fëmijës qumështin kur askush nuk i përgjigjet të qarave në spitalin e lindjes? Kush i blen rrobat e para për fëmijën? Kush i shëron traumat e tyre të braktisjes dhe abuzimeve? Kush bëhet familje për fëmijën? Libri thekson rolin e heronjve të padukshëm që kujdesen për fëmijët pa kujdes prindëror dhe në të njëjtën kohë është një thirrje për të besuar në mirësinë, miqësinë dhe fuqinë e dashurisë, duke ofruar për të gjithë fëmijët, një botë ku ata ndihen të dashur dhe të mbështetur. Me mbështetjen tuaj me blerjen e këtij libri, ju tregoni një akt dashurie që u jep këtyre fëmijëve mbështetje dhe një premtim për një botë më të mirë. Përmes faqeve të tij, do të gjeni tregime të mbushura me shpresë dhe besim në triumfin e dashurisë. Ky koleksion i bukur përrallash për fëmijë ka për qëllim të sjellë ngrohtësi, shpresë dhe frymëzim në zemrat e tyre të vogla.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

