Pika për bebe Optibac Baby Drops, 0-3 vjet, 10 ml
Pikat Optibac Baby Drops përmbajnë kulturën probiotike Bifidobacterium breve M-16V, e cila është studiuar klinikisht tek foshnjet që nga lindja për të ndërtuar një mikrobiomë të shëndetshme të zorrëve. Ky produkt është i përshtatshëm për foshnjet të cilat ushqehen me qumësht gjiri apo me formulë, dhe gjithashtu për fëmijë deri në 3 vjet. Me anë të studimeve klinike ndër vite, është provuar se pikat Optibac Baby Drops parandalojnë patogjenët duke përfshirë edhe ata që rriten me dhimbje barku si E. Coli dhe Klebisella; si dhe përforcojnë sistemin imunitar duke parandaluar përgjigjet inflamatore që mund të krijojnë alergji të ndryshme apo ekzemë. Kultura probiotike B. breve M-16V gjithashtu tregohet se redukton ndjeshëm prevalencën e simptomave të ngjashme me astmën, si p.sh frymëmarrje e shpeshtë dhe frymëmarrje e zhurmshme. MËNYRA E PËRDORIMIT Tundeni shishen mirë çdo herë para përdorimit dhe eleminoni kapakun origjinal. Përdorni 0.3ml apo 8 pika në ditë sipas pipetës në paketim, me qumësht apo ushqim. Mund të konsumohet direkt përmes gojës apo me lugë, të përzihet me formulë me temperaturë të freskët, qumësht gjiri në shishe dhe ushqim. Mos e pastroni pipetën! Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore! Pas hapjes të konsumohet brenda 30 ditëve.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
Historiku i çmimit
Më shumë produkte në këtë kategori
Vaskë për bebe Giordani
Qetësues për bebe Chicco Physio Comfort, 6-12m, rozë
Jastëk për bebe Cangaroo Adore, 45x60cm, i bardhë





