Pishinë My First Fast Set Pool (57241), 152cm
Larje argëtuese për të vegjlit – me pishinën My First Fast Set Pool për fëmijë nga Bestway! My First Fast Set Pool nga Bestway e bën spërkatjen në kopësht gjatë verës një përvojë të veçantë për të gjithë fëmijët nga mosha 2 vjeç. Instalimi i pishinës në sipërfaqe të rrafshtë është shumë i thjeshtë. Vetëm duhet ta fryni unazën e sipërme të pishinës dhe pastaj ta mbushni pishinën me ujë. Pishina ngritet vetë dhe është e bërë nga materiali i qëndrueshëm TriTech. Është material tre shtresor i përforcuar me bërthamë nga poliesteri, i rrethuar nga dy shtresa PCV me densitet të lartë. Siguron forcë dhe qëndrueshmëri të lartë. Pas sezonit, kjo pishinë mund të çmontohet lehtë, dhe kur ruhet, nuk zë shumë vend. E përfshirë është një pjesë vetë-ngjitëse për riparim nën ujë. Pishina ka kapacitet prej 477 litrave dhe vjen në ngjyrë të kaltër, të gjelbër dhe të portokalltë. Përmasat: Gjatësia: 152 cm; Gjerësia: 152 cm; Lartësia: 38 cm.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
