Rrobalarëse Candy CS 1072DE / 1-S, e bardhë
Pajisjet e serisë Smart janë krijuar për të kryer lehtë pastrimin e rrobave dhe për t’iu lënë kohë për gjërat që me të vërtetë ju pëlqejnë. Përveq kohës, kjo makinë ju kursen edhe rrymën e paratë. Juve nuk do ju duhet të tendosni shpinën pasi që dera është e vendosur më sipër. Makina larëse ka sistem komunikimi NFC, falë të cilit do mund të kontrolloni pajisjen duke përdorur telefonin tuaj. Rrobalarësja mund të detektojë peshën e ngarkesës dhe të rregullojë automatikisht sasinë e ujit dhe energjisë. Kjo bënë që konsumimi i ujit, kohës dhe elektricitetit të jetë deri 70% më i ulët. Candy ju lejon që të zgjedhni mes 4 cikleve, secili zgjatë me pak se një orë (100% efektiv). Opsioni i vetë-kontrollit do ju njoftojë për çfarëdo gabimi apo mosfunksionimi. Makina ju lejon shkarkimin e programeve të ndryshme që ju të bëni zgjidhjen më të mirë për larjen e rrobave, si dhe programimin e kohës së larjes deri në 24 orë. Kështu ju nuk do keni rroba me aromë të pakëndëshme dhe nuk do shpenzoni rrymën elektrike. Makina larëse Candy ka kapacitet 7 kg, shpejtësi rrotullimi 1000 rpm dhe shpenzon rreth 175 kWh/vit.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.


