Tea Tree - Maskë me Argjilë për Pastrimin e Lëkurës 75 ML - 1
Tea Tree - Maskë me Argjilë për Pastrimin e Lëkurës 75 ML - 2
Tea Tree - Maskë me Argjilë për Pastrimin e Lëkurës 75 ML - 3

Tea Tree - Maskë me Argjilë për Pastrimin e Lëkurës 75 ML

Për lëkurë të yndyrshmeNe nuk besojmë në lëkurën e përsosur – njollat janë një pjesë krejtësisht normale e jetës. Por ne e kuptojmë, ka raste që dëshironi të keni pak kontroll mbi to. Këtu hyn linja jonë Tea Tree. Kjo maskë me argjilë për pastrimin e lëkurës është këtu për ato ditë të kujdesit për veten.Kjo formulë e mëndafshtë me bazë argjile zbut lehtësisht lëkurën, duke e lënë atë të pastër intensivisht, si dhe të duket më e pastër nga yndyra e tepërt, e gjitha kjo pa ju tharë. Në fakt, ndihmon në reduktimin e dukshëm të shfaqjes së njollave.Është formulimi ynë më natyral deri më tani dhe është i pasuruar me 97% përbërës me origjinë natyrale, duke përfshirë vajin Tea Tree të Komunitetit të Tregtisë së Drejtë.Vaji i Tea Tree është një nga përbërësit pastrues më të fuqishëm të natyrës dhe ne e marrim nga fermerët ekspertë në Kenia, të cilët prodhojnë në sasi të vogël, korrin me dorë dhe nuk përdorin absolutisht asnjë pesticid për të siguruar që fuqitë e tij janë në kulmin e tyre.Dhe, një lajm edhe më i mirë, paketimi i gjelbër tani është i riciklueshëm*.*Aty ku lejohet lokalishtNdihmon në reduktimin e dukshëm të shfaqjes së njollave Formula me bazë argjile I pershtatshem per lekurat me njolla Certifikuar nga Shoqëria Vegane I testuar dermatologjikishtVeganPasuruar me gjithë mirësitë e vajit Tea Tree të Komunitetit të Tregtisë së Drejtë nga KeniaPastron dhe freskon lëkurën për atë ndjenjë të thellë pastërtiePërbërësitVaj Tea Tree i Komunitetit të Tregëtisë së Drejtë. Vaji Tea Tree është përbërësi magjik për lëkurat e yndyrshme dhe akneike, fale vetive të tij natyrale purifikuese.Të gjithë përbërësitAqua/Water/Eau, Kaolin, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Cetyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Butyrospermum Parkii Butter/Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Behenyl Alcohol, Argilla/Magnesium Aluminum Silicate, Acrylates/Beheneth-25 Methacrylate Copolymer, Phenoxyethanol, Xanthan Gum, Arachidyl Glucoside, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil/Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Coco-Caprylate/Caprate, Salicylic Acid, Triheptanoin, Sodium Hydroxide, Menthol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, C9-12 Alkane, Dilinoleic Acid/Butanediol Copolymer, Limonene, Citral, Linalool, Castor Oil/IPDI Copolymer, Citronellol, Leptospermum Petersonii Oil, Citric Acid, Tocopherol, CI 19140/Yellow 5, CI 42090/Blue 1.Përdorimi i produktit:1. Përgatiteni lëkurën së pari me Larësin e Fytyrës për Pastrimin e Lëkurës me Tea Tree. 2. Merrni pak nga Maska jonë me Argjilë Tea Tree në majë të gishtave tuaj (jini bujarë këtu) dhe përhapeni atë në lëkurë të pastër. 3. Lëreni të bëjë punën e vet për rreth 10-15 minuta ndërsa ju shikoni tv, lëvizni, lexoni një libër ose ngulni sytë në hapësirë. 4. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe keni mbaruar! Përdoreni 2-3 herë në javë për rezultate më të mira

Para 7 dite

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit

Më shumë produkte në këtë kategori