TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cleansing Gel
Larësi më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, i vlerësuar gjithashtu me çmimin “Larësi më i Mirë për Lëkurë Sensitive”,TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cleansing Gel, i është bashkuar më në fund koleksionit tonë “KORAL SECRETS”! Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.*200ml Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. Përbërësit Përbërësit "magjik" T-TECA, LHA (lipo hydroxy acid) Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Sodium Cocoyl Alaninate, Lauryl Glucoside, Lauryl Hydroxysultaine, Coco-Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Panthenol, Capryloyl Salicylic Acid, Ceramide NP, Allantoin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Swertia Japonica Extract, Lactobacillus Ferment, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Aloe Ferox Leaf Extract, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Hexylene Glycol, Coco-Glucoside, Sodium Chloride, Sodium Cocoyl Isethionate, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Octanediol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrogenated Lecithin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, 1,2-Hexanediol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Ethylhexylglycerin Marka Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
