Verë e bardhë Bio Fleurtai
Temperatura e shërbimit: 8˚ - 10˚C. Kombinimi me ushqim: Perfekte me supë, mish të bardhe dhe ushqime deti të gatuara e të njoma. Hardhia e rrushit: 80% Fleurtai dhe 20% Soreli. E maturuar: 6 muaj në tanqet e inoxit. Karakteristikat: Ngjyrë intensive e verdhë me shenja të gjelbërta. Aromë tropikale dhe agrume, shije e plotë dhe pak e thartë. Vendi: Prodhuar në rajonin e Therandës në vreshtat e reja që janë natyralisht rezistente ndaj sëmundjeve të kërpurdhave dhe nuk kërkojnë ndonjë produkt për mbrojtje, rezultat ky i fituar nga hulumtimi ndër vite i Vivai Cooperativi Rauscedo. Alc. 12,5 % Sasia: 750 ml
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
