NARD Treatment Lavender Musk
NARD Treatment Lavender Musk është i formuluar me ekstrakt të lules Lavender, për të ofruar freski dhe vitalitet në gjatësinë e flokëve . Nga ana tjetër formulimi me 6 lloje të ndryshme proteinash dhe dhe 11 lloje të ndryshme aminoacidesh, kujdesen për rritjen e elasticitetit dhe butësisë së gjatësisë së flokut. Edhe flokët më të dëmtuar do të kenë pamje plot shkëlqim dhe shëndet. Flokët do i ndjeni të butë dhe plotësisht të hidratuar, pasi ky trajtim ka në përbërje të tij 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, si: ulliri, luledielli, i farave jojoba, arrat makadamia dhe argani. Të gjithë këta përbërës kujdesen së bashku për ta ushqyer flokun me vitamina dhe për ta bërë atë sa më të shkrifët dhe të mëndafshtë! I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e flokut. *500ml/1000ml Përdorimi Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet. Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. Përbërësit Përbërësit "magjik" lavander, 6 lloje proteinash, 11 lloje aminoacidesh, 5 vajra bimorë Lista e plotë e përbërësve Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Silk. Hydrolyzed Keratin. HydrolyzedWhest Protein, Glycerin, Hydrolyzed Corn Protein. HydrolyzedSoy Protein. Alenine, Serine, Valine, Proline. Threonine, Isoleucine,Fistidine, Phenylalanine. Argenia Spinosa Kernel Oil, Olea Europaes(Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, MacadamiaIntegrifolia Seed Oil, Nerdostachys Jatamensi Rhizome/Root Extract Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
