NARD Repairing Perfumed Treatment White Musk
NARD Repairing Perfumed Treatment White Musk është një trajtim i fuqishëm dhe i pasur, krijuar posaçërisht për të rigjeneruar flokët e dëmtuar dhe të thaTë, duke ofruar kujdes të thellë dhe ushqyes që rikthen butësinë dhe shkëlqimin natyral të tyre. Me aromën e muskut të bardhë, e ëmbël dhe delikate, që përhapet gjatë aplikimit, produkti lë një ndjesi freskie dhe luksositeti që zgjat gjithë ditës. Përbërësit kryesorë përfshijnë musk të bardhë, i cili jo vetëm që ofron një aromë të jashtëzakonshme, por edhe efekt qetësues që relakson dhe ruan freskinë e flokëve; vajrat ushqyes që rigjenerojnë dhe hidratojnë thellë, duke i lënë flokët të butë dhe të shëndetshëm; keratinën, e cila forcon flokët dhe parandaluan thyerjen, duke ndihmuar në rikthimin e strukturës natyrale të tyre; dhe proteina e mëndafshit, që zbut dhe rrit shkëlqimin e flokëve, duke u dhënë secilës fije një pamje të lëmuar dhe të lehtë për t’u menaxhuar. Ky trajtim është zgjedhja ideale për ata që dëshirojnë të rikthejnë shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve të dëmtuar, duke u dhënë atyre një pamje të fortë, të shndritshme dhe të natyrshme. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: NARD Repairing Perfumed Shampoo White Musk *1000ml Përdorimi Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet. Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. Përbërësit Përbërësit "magjik" musk të bardhë, vajra ushqyes, keratinë, protein mëndafshi Lista e plotë e përbërësve Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil PerseaGratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Eu-ropaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annaus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Al-ternifolia (Tea Tree) Extract, Cetearyl Olivat Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.
