Vetë-test shtëpie - Fertiliteti i Meshkujve
Deri në 15% e çifteve përballen me infertilitet, gjë e cila definohet si dështim për të mbetur shtatzënë pas një viti të kryerjes së marrëdhënieve të pa mbrojtura në kohën e duhur. Në 40% të çifteve të cilët përballen me infertilitet, shkaku kryesor është infertiliteti mashkullor. Meqenëse numri i vogël i spermatozoideve është shkaku kryesor i infertilitetit tek meshkujt, si hap i parë shumë i rëndësishëm për të përcaktuar arsyen e infertilitetit është testimi i numrit të spermatozoideve.Testi i fertilitetit mashkullor e jep një rezultat pozitiv kur koncentrimi i spermatozoideve është mbi 15 milion/mL në spermë – nivel ndërkombëtarisht i pranuar si niveli minimal i spermës për fertilitet normal. Udhëzimet e përdorimit gjenden në paketim.Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit në gjuhën shqipe gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

