Vetë-test shtëpie - Gjëndra Tiroide
Testoni shëndetin e gjendres tiroide nga rehatia e shtëpisë, në privatësi të plotë!Vetë-test shtëpie për të detektuar prezencën e TSH (hormonit stimulues të tiroides) në gjak si një indikator i një gjëndre tiroide më pak aktive.Testohuni nëse keni këto simptoma:LodhjeShtim pesheDepresionNdjeshmëri ndaj të ftohtitLëkurë dhe flokë të thataDhimbje muskujshKapsllëkGjëndra tiroide është një gjëndër e vogël me formë fluture në qafe, e lokalizuar përpara trakesë. Një nga funksionet e saj kryesore është të prodhojë hormone që ndihmojnë rregullimin e metabolizmit të trupit – procesi që shndërron ushqimin në energji. Shumë funksione të trupit ngadalësohen kur gjëndra tiroide nuk i prodhon mjaftueshëm këto hormone. Testimi për nivelin e TSH në gjak konsiderohet si testi më i mirë për hipotiroidizëm.Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit në gjuhën shqipe gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

