Vetë-test shtëpie - Helicobacter Pylori test (Ulcera në stomak)
Testohuni për Helikobakter Pylori nga rehatia e shtëpisë, në privatësi të plotë!Vetë-test shtëpie për detektimin e antigjeneve të H.Pylori në feces, si një indikator i gastritit apo ulcerës në stomak. Helikobakter Pylori (H.Pylori) është lloj i bakteries që futet në trupin tuaj dhe jeton në traktin digjestiv (sistemin e tretjes). Kjo baktere mund të shkaktojë ulcera në stomak apo ulcera gastrike, të cilat janë çarje që zhvillohen në mukozën e lukthit. Ju po ashtu mund të keni ulcerë në pjesën e zorrës, nën lukthin tuaj, të cilat quhen ulcera e duodenit apo ulcera peptike. Në disa raste këto mund të çojnë deri tek kanceri i lukthit.Testohuni nëse keni këto simptoma:Dhimbje e thatë apo djegëse e stomakutFryerjePërzierje (nausea)Humbje e pashpjegueshme e peshësVjelljeGogësimë apo refluks acidikApetit i dobëtTë gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit në gjuhën shqipe gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.Newfoundland Diagnostics është kompani angleze, lidere globale e pajisjeve mjekësore dhe testeve diagnostikuese.
Krahasoni çmimet e tregut
Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

