NARD Clean Face Towel - 1

NARD Clean Face Towel

Këto piceta të buta dhe me teksturë të veçantë janë zgjidhja ideale për tharjen e fytyrës pas larjes, pa shkaktuar acarim apo ndjeshmëri në lëkurë. Por funksioni i tyre nuk mbaron këtu! Falë materialit cilësor, ato mund të përdoren edhe si tamponë ose maska për aplikimin e tonerit apo esencës, duke siguruar një shpërndarje të barabartë dhe efikase. Gjithashtu, janë perfekte për pastrim me ujë micellar, duke ofruar një pastrim të menjëhershëm dhe efektiv. * 150mm x 200mm(80 copë) Përbërësit Përbërësit "magjik" 100% pambuk Marka Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Para 23 ore

Krahasoni çmimet e tregut

Më poshtë paraqiten dyqanet që, sipas një sistemi automatik të bazuar në inteligjencë artificiale, ofrojnë këtë produkt të njejtë. Ky klasifikim është i automatizuar dhe mund të mos jetë gjithmonë 100% i saktë.

Historiku i çmimit

Më shumë produkte në këtë kategori